Përveç shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e sheh të arsyeshme rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kurti ka përmendur arsye të shumta se pse duhet të rrëzohet qeveria pasi në vend se të ofroj zhvillim socio-ekonomik, qeveritë e deritashme kanë qenë qeveri të mbijetesës. Buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit: gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet. Është e vërtetë se në Kosovë duhet të ndërrojë qeveria. Sepse, duhet të ndryshojë buxheti: të hyrat dhe shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen, ka shkruar në mes tjerash lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …