Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim ka filluar implementimin e projektit E- Shkollori i cili ka të bëjë me digjitalizimin e shkollave dhe qasjen e komunitetit shkollor në rrjedhat e procesit edukativo arsimor, bazuar në mësimin online.
Ky projekt ka të bëjë me:
-
Digjitalizimi i institucioneve arsimore për arsimin e mesëm të ulët 6- 9 për 3844 nxënës për 01.05.2020 deri më 31.12.2020
-
Digjitalizimi i institucioneve arsimore për arsimin e mesëm të ulët 1-5 për 3902 nxënës nga 01.09.2020 deri më 31.12.2020
-
Digjitalizimi i institucioneve të arsimit të lartë 10-12 për 1926 nxënës për katër muaj nga 01.09.2020 deri më 31.12.2020