Pas dëshmisë së ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons para Komisionit Parlamentar të për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, edhe një tjetër prokurore e EULEX-it ka dërguar kërkesë me shkrim për të raportuar para këtij komisioni. Është pikërisht prokurorja, Maria Bamieh e cila ka dërguar kërkesë me shkrim në drejtim të kryetarit të këtij komisioni, Adnan Rrustemi për të raportuar para këtij komisioni për skandalet dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë më EULEX-in. “Unë kam dhënë dëshmi para Parlamentit Evropian dhe nuk dëshiroj që ta ripërsëris këtë dëshmi, por unë po e bashkëngjis dëshminë time, të cilën mund ta jap nëse më ftoni. Unë sikurse Malcolm Simmons nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet të cilat i kam bërë ndaj EULEX-it në rastin tim në Londër”, tha ndër të tjerash ajo.
