Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke. Edhe grekët, ashtu si mediat në Serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025. “Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane. “Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve. “Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”. Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …