Edhe Mitrovica përfshihet në “Projektin-Socio”

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Faruk Mujka, dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, kanë pritur në një takim Valentin Hoxha drejtor ekzekutiv, Artan Gota koordinator në Projektin  “ Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë, i njohur edhe si “Projekti-Socio”, që është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim –BMZ, e që është duke u implementua nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus Kosovë, në partneritet me Arbeiter Samariter Bund-ASB

Drejtori i projektit Valentin Hoxha, tha se projekti  që ka filluar zyrtarisht në Kosovë më 01.02.2017, krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të gjenerimit të ardhurave, fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore dhe atyre të biznesit në dy segmente dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e komuniteti.

“Ne fillimisht do të përzgjedhim 120 përfitues potencial nga 11 komunat e zgjedhura, prej të cilëve më pastaj përfitues do të jenë vetëm 80 që i plotësojnë më së miri kushtet. Vlera  e një projekti të një grandi do të jetë 2000 euro,  me bashkëfinancim 25 për qind nga përfituesi”, tha drejtori Hoxha.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, pasi falënderoj të pranishmit për përfshirjen e Mitrovicës në projekt, tha se komuna e Mitrovicës në krye më kryetarin Bahtiri, është e përkushtuar në zhvillimin e bizneseve  private dhe krijimin e kushteve  për zhvillimin ekonomik.

“Ne jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë dhe tu ofrojmë kushte sa më të mira, duke filluar nga infrastruktura personave të cilët dëshirojnë të zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo nismë e juaja është shumë e rëndësishme dhe komuna e mbështet fuqishëm dhe jemi të gatshëm që të kryejmë me kohë të gjitha obligimet tona që ndërlidhen me projektin”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Ekonomik, Nasuf Aliu, u shpreh të jetë i kënaqur për këtë ofertë bashkëpunimi nga Qeveria Gjermane për Kosovën. Ai tha Mitrovica ka një buxhet shumë të vogël për investime kapitale, andaj edhe e  mirëpret ofertën dhe është i sigurt se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …