Edhe në 17- vjetorin e shpalljes së pas Pavarësisë, ish-kryeministri Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndodhën në paraburgim në Hagë, që nga nënt0ri i vitit 202o duke u gjykuar me akuza për gjoja krime lufte. Ky fakt ka krijuar një kontrast të theksuar mes festimeve të qytetarëve të Kosovës dhe situatës së liderëve që janë të detyruar të kalojnë këtë ditë të shënuar nën masa të rrepta sigurie. Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka theksuar se situata e ish-liderëve të Kosovës para gjykatave ndërkombëtare ka lënë një njollë të madhe në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.
