Edhe në debatin e dytë publik mes dy kandidatëve për kryetarë të Amerikës, Hilari Klinton e mundi kandidatin republikan, Donald Tramp në Sent Luis, Misuri, tregojnë të dhënat nga anketa televizive e zbatuar nga “CNN”. Rezultatet tregojnë se 57 për qind nga të anketuarit kanë vlerësuar se kandidatja nga Partia Demokratike është fituese, ndërsa 34 për qind kanë votuar për Trampin. Anketa nuk ka karakter të përgjithshëm kombëtar, ndërsa në të kanë mbizotëruar sipmatizantë të Partisë Demokratike, nënvizon “CNN”.
