Edhe në fshatin Gurishtë zgjerohet rrjeti i kanalizimit

Edhe në fshatin Gurishtë të Komunës së Malishevës, ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, përkatësisht ka filluar rregullimi i kanalizimit në një pjesë të fshatit që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur në sistemin e kanalizimit, për shkak të  terrenit, ndërsa nga tani edhe kjo pjesë e fshatit do ta ketë të zgjidhur këtë problem. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi dhe kryetari i fshatit Afrim Mazreku, si dhe banorë të fshatit. “Rregullimi i infrastrukturës dhe zgjidhja e problemeve infrastrukturore për komunitetin, është obligim i yni si qeveri komunale, e në kuadër të këtij obligimi, ne jemi duke e realizuar edhe këtë projekt, sikur edhe në fshatrat tjerë, për zgjerimin e rrjetit të kanalizimit”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës së sotme në Gurishtë, me rastin e fillimit të punimeve në zgjerimin e kanalizimit. Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se në këtë projekt, janë të parapara të rregullohen rreth një mijë metra kanalizim, të cilat janë të mjaftueshme për kyçjen e kësaj pjese të fshatit, me rrjetit tjetër të kanalizimit, dhe ndërtimi i këtij rrjeti të kanalizimit, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës. Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Gurishtë, Afrim Mazreku, e ka falënderuar komunën, për përfshirjen e fshatit të tyre për rregullimin e kanalizimit, pasi kjo ka qenë shumë e nevojshme, sepse kjo pjesë e fshatit, më herët nuk ka pasur mundësi të lidhet me pjesën tjetër të rrjetit të kanalizimit, për shkak të konfiguracionit të terrenit në Gurishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …