Edhe në Komunën e Suharekës, do të bëhet trajtimi i ujrave të zeza

Kryetari i Komunës  së Suharekës z. Sali Asllanaj me një delegacion po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari. Në kryeqytetin e këtij shteti, në Budapest, ai po interesohet të përfitojë përvoja rreth fillimit të procedurave për realizimin e një projekti shumë madhor në Komunën e Suharekës, i cili ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza në këtë Komunë. Ndonëse Projekti në fjalë do të jetë ndër projektet më të kushtueshme dhe shumëmilionësh, ai do të jetë edhe shumë i rëndësishëm dhe i arsyeshëm për qytetarët e Suharekës. “Hungaria dhe qytetarët e saj kanë përvojë dhe njohuri shumë të mira në menaxhimin  e ujërave të zeza, prandaj besojë që edhe Komuna e Suharekës, në një të ardhme të afërt do ta realizojë një projekt shumë të madh në menaxhimin e ujërave të zeza”, thotë kryetari Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …