Edhe në Llaushë ka nisur procesi i trajtimit të rrugicave

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore lokale në fshatra dhe vendbanime të komunës së Skenderajt, edhe në Llaushë ka nisur procesi i trajtimit të rrugicave, të cilat nuk kanë pasur trajtimin e duhur deri më tani. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, gjatë një vizite në Llaushë, është takuar me banorët vendës dhe me përfaqësuesit e këtij fshati Arbër Geci dhe asamblistët e Kuvendit Komunal Besart Rrecaj e Avdullah Geci, të cilët i kanë vizituar rrugët në të cilat ka nisur trajtimi. Pas përfundimit të punimeve, do të lehtësohet qarkullimi për banorët dhe fermerët e fshatit Llaushë, si dhe do të bëhet një hap para drejt rehabilitimit të infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Skenderajt. Kryetari Nura kishte premtuar rregullim dhe trajtim të rrugëve edhe në Llaushë, si një nga fshatrat më të mëdhenj të Skenderajt.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …