Reshjet e pandërprera të borës gjatë ditës, kanë bërë që të vazhdohet me pastrimin e rrugëve, në veçanti në fshatrat e thella malore e me këtë edhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Bashkë me ekipet e emergjencës kanë qenë edhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe ai i shërbimeve publike, Rifat Mazreku, të cilët kanë qëndruar pranë banorëve që kanë nevojë për këto shërbime edhe në këto orë të vona. Drejtorët Berisha dhe Mazreku kanë deklaruar se “pavarësisht situatave të krijuara nga reshjet atmosferike, shërbimet për qytetarët nuk do te ndalen dhe këto shërbime do të ofrohen në çdo kohë dhe situatë’’.