Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

Edhe në prag të zgjedhjeve të nesërme, marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara janë temë debati mes Grenellit e Kurtit

Edhe në prag të  zgjedhjeve të nesërme, që do të mbahen në Kosovë, marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara janë temë debati mes Grenellit e Kurtit. Ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Grenell shkroi se “Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme”, duke shtuar se “pretendimet e Kurtit për afërsi me Amerikën janë absolutisht të rreme”. Në një përgjigje kryeministri Kurti i hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se marrëdhëniet janë më të mira se kurrë. “Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë helikopterë dhe grantin më të madh nga ky shtet e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Ka ndonjëherë kritika, ppor ne duhet me ecë përpara”, tha ai. Grenell reagoi menjëherë duke e quajtur këtë “lajthitje” dhe duke pohuar se “marrëdhëniet Kosovë-Amerikë nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”. Ai akuzoi Kurtin se është “dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, nga NATO-ja, BE-ja, Ambasada amerikane, nga Anthony Blinken e të tjerë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …