Edhe një fushë e bukur sportive në Çifllak të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës e qytetarë, në hapësirën e ShFMU “Rilindja” në Çifllak, përuruan mjediset sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion. Investimet në terrene sportive do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, për një jetesë aktive dhe të shëndetshme, duke i angazhuar të rinjtë në aktivitete fizike.

E gëzofshin qytetarët e Çifllakut! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …