Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financim të përbashkët të projektit “ndërtimi i rrugës Kërvasari (Malishevë) – Nishor (Suharekës). Kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin edhe më tej të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së shërbimeve të banorëve të dy komunave respektive dhe qytetarëve tjerë pa dallim.