Edhe një lajm i mirë për Deçanin

Shoqata Kosovare e Fizikës shpall fituesit e Garave të XXI Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020. Nxënësi Erjon Hadergjonaj nga Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, zuri vendin e tretë për klasat e X-ta në nivel Republike. DKA në Deçan uron nxënësin fitues dhe suksese në garat e mëtejme. Gjithashtu Profesorin Ramë Dobraj e falënderon për punën e palodhshme në vazhdimësi dhe Drejtorin e shkollës së Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” Hamid Qorraj, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë nxënësve dhe mësimdhënësve për arritjen e rezultateve sa më të mira. Nga nxënësit fitues të kësaj gare do të përzgjidhen dy ekipe përfaqësuese të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad IPhO2020) Lituani dhe Olimpiadën Evropiane të Fizikës (European Physics Olympiad EUPho2020) Rumani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …