leoni

Edhe një rast me Covid-19 në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka njoftua se mbrëmë ka marrë informatën nga IKSHP që ka edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën e Skenderajt. Ai ndër të tjera ka thënë: Pacienti është me banim në Skenderaj, lagjja 1, i izoluar tashmë në shtëpi dhe nën kujdesin e IKSHP-së dhe QKMF-së. Deri me tani në komunën tonë kemi pasur 6 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave 1 është shëruar, 2 tjerë të shtrirë në QKUK kurse të tjerët shëndoshë e mirë, pa simptoma, të izoluar në shtëpitë e tyre. Të dashur qytetarë, rreth rastit të fundit nuk kemi marrë mbrëmë informatën e plotë nga IKSHP, andaj edhe nuk kemi bërë njoftimin për ju për këtë rast deri sa kemi marrë tani të gjitha informatat e nevojshme, kjo pasi që pacienti nuk ishte lajmëruar paraprakisht në QKMF-Skenderaj, por kishte shkuar direkt në QKUK-Prishtinë. Pa panik, gjendja është nën kontroll, vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja, respektoni vendimet e masat parandaluese, vetëm kështu mund t’ia dalim! Thuhet në njoftimin e kryetarit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …