Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Jehona Lushaku Sadriu përmes llogarisë saj në facebook ka njoftuar se Shkolla e re “7 Shtatori” do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator të këtij viti.
Në postimin e saj ajo ka shkruar:
Shkolla e re “7 Shtatori” në kryeqytet është pothuajse gati, dhe nga 1 shtatori i këtij viti do të hapë dyert për nxënësit, duke u shndërruar në një shkollë profesionale moderne
Klasë moderne, ambiente shkollore, ku nxënësit e fushës së gastronomisë do të kryejnë praktikën profesionale, e restaurant ku nxënësit do të kenë mundësinë të përgatisin ushqime të ndryshme dhe t’i shesin, duke fituar përvojë dhe aftësi për tregun e punës.
Ky është një hap i madh për avancimin e arsimit profesional në vendin tonë, sepse krijon mundësi të reja për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë talentet e tyre në fusha të ndryshme.
Prishtina po ecën përpara me një qasje moderne në arsim.