Edhe një skandali i madh i i ka ndodhur Gjykatës Speciale. Pas fshehjes së deklaratave pro krerëve të UÇK-së të diplomatit të njohur Dan Evert, fshehja e provave shfajësuese duket se po merr përmasa të mëdha. Prokuroria e kësaj gjykate ka fshehur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi duke refuzuar që t’ia dorëzojë mbrojtjes. Avokati tjetër i Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit. “Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa gjykata dhe procedurat. Kjo fshehje e deklaratave shfajësuese shkatërron dhe lëkund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Prosper. Avokati i Thaçit ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë. Duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, mbrojtja e Thaçit ka thënë se kjo deklaratë shfajësuese edhe më tutje po mbahet e fshehtë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …