Në Likoc, në vendin ku historia jonë ruan trashëgiminë e çmuar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtor, ka përuruar fillimin e punimeve të ndërtimit të Subqendrës, për ta kthyer edhe këtë lokalitet në një qendër me tipare të një zone të urbanizuar me kushte të mira për jetesë dhe veprimtari të larmishme ekonomike.