Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbajtur një fjalim sot në Konferencën e Mynihut, me të cilin mund të thuhet se ngjall shpresa sa i përket zgjerimit të BE’së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Scholc ka thënë se kur flet për Unionin Evropian ka parasysh edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor – të cilat pritet të integrohen në BE kur të pjekën kushtet. “Kur flas për Unionin Evropian i kam ndërmend edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në mendje. Nuk mjafton t’i theksojmë planet e zgjerimit për këtë rajon si synim strategjik. Atë duhet ta avancojmë në mënyrë aktive”, ka deklaruar Scholz duke nxitur edhe duartrokitje te të pranishmit.
