Edhe pas rekomandimeve të KRPP-së dhe shkeljeve, Ministria e Mjedisit ka vazhduar jashtëligjshëm nënshkrim e kontratave

Edhe pas rekomandimeve të KRPP-së dhe shkeljeve, Ministria e Mjedisit ka vazhduar jashtëligjshëm nënshkrim e kontratave

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile, i përberë nga INDEP dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin e thellë për shkeljet e njëpasnjëshme ligjore në procesin e prokurimit “Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë” nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Organizatat kanë bërë një reagim publik për procesin e kundërligjshëm të Prokurimit Publik “Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë”. Në reagim thuhet: Edhe përkundër rekomandimeve të KRPP-së, si dhe shkeljeve të evidentuara, Ministria e Mjedisit  ka vazhduar jashtëligjshëm me nënshkrim të kontratave dhe operatorët ekonomik kanë filluar punën. Ne kërkojmë që të rishqyrtohen dhe të anulohen vendimet e marra në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente ta hetojnë këtë aktivitet të prokurimit. Projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonueltit dhe Zhvillimit përmes ambasadës britanike  në Prishtinë.  Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonueltit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …