leoni

Edhe për gjashtë federata 404 mijë euro

Në vazhdën e përkrahjes së drejtpërdrejtë për federatat e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit edhe me gjashtë federata tjera të sportit, duke përkrahur financiarisht këto federata për realizimin e planeve për vitin 2017. Vlera e përgjithshme e përkrahjes për gjashtë federatat arrin shumën e 404 mijë eurove. Me nga 70 mijë euro për këtë vit do të mbështeten Federata e Boksit e Kosovës, përkatësisht e Shenjëtarisë. Federata e Mundjes dhe ajo e Auto Sporteve, secila do të përkrahen me nga 68 mijë euro, ndërkaq Federata e Çiklizmit me 65 mijë euro dhe Federata e Notit me 63 mijë. Duke nënshkruar memorandumet, MKRS-ja i ndihmon federatat dhe u krijon lehtësira për pavarësimin financiar të tyre që ato të funksionojnë me efikasitet dhe të sigurojnë ngritje cilësore. Ministri Shala përgëzoi federatat për nënshkrimin e memorandumeve. Ai u shpreh se MKRS-ja është e fokusuar për të ndihmuar sportin duke përkrahur federatat financiarisht, e cila menaxhmentit të federatave në fjalë u mundëson planifikim më të mirë dhe operim më të lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …