leoni

Edhe pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore në Mitrovicë kaloi pa probleme

Ashtu sikur pjesa e parë, edhe pjesa e dytë e Testit të Maturës në komunën e Mitrovicës, ka kaluar pa asnjë incident. Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës z. Safet Kamberi, drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri dhe përfaqësuesit nga MASHT-i, kanë vizituar disa qendra të testimit, me ç’rast u informuan nga afër dhe kanë parë ecurinë  e testit.

Nënkryetari Kamberi vlerësoi lartë përgatitjet e bëra nga Drejtoria e Arsimit. Ai falënderoi të gjithë administruesit e monitoruesit, të cilët ishin drejtpërdrejt të kyçur në këtë proces shumë të rëndësishëm për maturantët.

Drejtori për Arsim  në komunë, Pajazit Hajzeri, tha se drejtoria që ai e drejton me kohë i ka marrë të gjitha masat për realizimin me sukses edhe të pjesës së dytë të Testit të Maturës Shtetërore, duke i zbatuar plotësisht udhëzimet e Ministrisë. Ai tha se testit i janë nënshtruar 1849 maturantë, të shpërndarë në nëntë objekte shkollore me 14 qendra.

Administruesit e testit që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës, thanë se gjithçka është në rregull dhe se nuk ka pas asnjë problem, as në aspektin e përgatitjeve dhe as në raport me maturantët që ju nënshtruan testimit, për të cilët thanë se ishin të sjellshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …