Protesta e dytë me radhë, e organizuar nga disa OJQ dhe e përkrahur verbalisht nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka dështuar. Dhjetëra protestues kanë hedhur parulla kundër asaj që ata e quajnë, afera “Pronto II” e inskenuar, e instruktuar nga EULEX-i dhe nga një segment i UDB-së që vepron legalisht në Kosovë. Protestuesit te sheshi “Zahir Pajaziti” deri para Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë brohoritur “Poshtë Qeveria”, ndërkohë që qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit nëpër kryeqendër nuk u ka bërë kurrfarë përshtypje kjo protestë.
