Edhe pse formalisht e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale sërish po i raporton Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke u bërë pjesë e Raportit që sot do të diskutohet në Nju Jork. Ky veprim merret pasi OKB-ja nuk e njeh Shtetin e Kosovës, as Sekretari i Përgjithshëmm as Këshilli i Sigurimit. Veç kësaj, kryetarja e gjykatës Trendafilova raporton kahmos, po jo në Kosovë. Në raportin zyrtar të OKB-së për Kosovën, Gjykata Speciale raporton për aktivitetin e saj disa mujor. Raporti, thuhet se është i Gjykatës Speciale dhe i Prokurorisë së kësaj gjykate. Në fillim njoftohet se me kërkesë të saj është arrestuar Dritan Goxhaj dhe Gjykata pret që autoritetet e Tiranës ta ekstradojnë në Hagë, edhe pse Gjykata e Tiranës e ka liruar nga arresti dhe nuk ka pranuar ta dorëzojë në Hagë, luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …