leoni

ZRRE-ja

Edhe pse Gjykata Themelore kërkon pezullimin e tarifave të reja të energjisë, ZRRE-ja nuk e përfillë vendimin e saj

Edhe pse Gjykata Themelore ka vendosur  pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ende nuk ka shfuqizuar  vendimin për shtrenjtimin e rrymës. ZRRE, me qëllim për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit ka paraparë të ushtrojë ankesë në vendimin e gjykatës së Apelit, dhe të vazhdojë aplikimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ashtu sikur që është bërë prej 9 shkurtit e këndej. Drejtues të ZRRE-së theksojnë se ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi i gjykatës të bëhet i formës së prerë dhe nuk është i ekzekutueshëm. Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”, thotë për mediet drejtori menaxhues në ZRrE, Petrit Pepaj.

Yll Zekaj nga IKD, thotë se vendimi i ZRRE-së i miratuar më 8 shkurt nuk prodhon efekt juridik, derisa ekziston masa në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …