Ndërkaq, përkundër përpjekjeve të pandërprera mes dy partive të mëdha LDK-LVV, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, kjo gjë nuk ndodhi, sepse LDK-ja refuzoi këtë koalicion parazgjedhor, edhe pse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri koncesione LDK-së me qëllim për lidhjen e një koalicionin parazgjedhor. LDK-ja ka deklaruar se nuk do të formojë koalicioneve parazgjedhore dhe do të dalë e vetme në zgjedhje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte shprehur gatishmëri për një koncesion të madh me LDK-në, ku në listën zgjedhore numër një të jetë Vjosa Osmani, kurse numër dy kandidati i Vetëvendosjes. Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nëse nuk bëhet tani koalicioni me Vetëvendosjen, atëherë mund të bëhet pas 6 tetorit. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen ka premtuar Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …