Edhe pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti është urdhëruar që sot të paraqitet në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në ora 10:00, në po të njëjtën kohë Albin ai pritet të merr pjesë në një aktivitet në Gjilan. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e kishte konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale. Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë zonja Gashi. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Albin Kurti, sot do të marr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të çerdhes së re në Gjilan.
