Edhe pse me staf të reduktuar, të gjitha shërbimet vazhdojnë të kryhen normalisht

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje u bë e ditur se puna në administratën komunale është duke u kryer me staf të reduktuar për shkak të situatës pandemike, mirëpo të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa probleme dhe deri më tani nuk ka ankesa në kryerjen e shërbimeve. Po ashtu u bë e ditur se është duke vazhduar implementimi i planifikimeve për këtë vit, përfshi edhe investimet apo realizimin e projekteve kapitale edhe pse shumë prej tyre kanë filluar me vonesë për shkak të situatës me pandeminë covid-19. Sa i përket situatës pandemike, u bë e ditur se situata vazhdon të jetë e nën kontroll, pavarësisht rasteve, dhe se shërbimet komunale përgjegjëse janë duke ofruar mbështetjen e nevojshme në të gjitha rastet, si në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe me shërbimet tjera, përfshi edhe furnizimet. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që të vazhdojnë të punojnë, pavarësisht situatës dhe ti kryejnë të gjitha obligimet që kanë. “Ka vonesa në implementimin e projekteve, për shkak të vonesave në procedura, si pasojë e pandemisë, por kërkoj nga ju që të jepni maksimumin e mundshëm për realizimin e të gjitha obligimeve që kemi”, ka kërkuar Begaj nga drejtorët e drejtorive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …