leoni

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Edhe pse u kërkua nga Gjykata Kushtetuese, Qeveria e Kosovës nuk i ka ndryshuar nenet e ligjit për pagat

Edhe pse u kërkua nga Gjykata Kushtetuese Qeveria e Kosovës nuk i ka ndryshuar nenet e ligjit për pagat, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim, i cili u shpall gjashtë muaj më parë, kishte identifikuar shkelje në disa nene të ligjit dhe kishte urdhëruar qeverinë që të harmonizojë këto nene me Kushtetutën. Në fund të vitit 2023, pjesëtarët e Policisë së Kosovës organizuan një protestë të jashtëzakonshme, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. Këto pakënaqësi lidhen me Ligjin e ri për Pagat, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2022, ndërsa koeficienti prej 105 eurosh u miratua në shkurt të vitit 2023. Gjykata Kushtetuese kishte identifikuar disa shkelje në këtë ligj dhe kishte dhënë afat prej gjashtë muajsh që këto shkelje të korrigjohen. Megjithatë, që nga përfundimi i këtij afati, Qeveria nuk ka dorëzuar projektligjin e ndryshuar në Kuvend për miratim, duke i injoruar si gjithnjë kërkesat e Gjykatës  Kushtetueses.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …