Përfaqesuesit e parlamentit gjerman – Bundestag, do të takohen sot me liderët e partive politike për herë të parë pas zgjedhjeve
'

Edhe Qeveria e Gjermanisë është shprehet tejet e zhgënjyer me dështimin e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, në Bruksel

Zëdhënësi  i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Shteffen Hebshtait, ka thënë se është shumë zhgënjyese që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka qenë i pasuksesshëm. Hebstreit ka thënë se pengesat nuk do të krijojnë rrugë për dalje nga kriza dhe ka përsëritur se dialogu i për noramlizim që drejtohet nga BE-ja është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja. Zëdhënësi i Qeverisë së kancelarit Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me partnerët e saj për këtë gjë. Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, ka thënë Hebstreit. Të zhgënjyer që nuk pati sukses dje në Bruksel janë shprehur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …