Situata me zjarre nuk është e mirë as në Shqipëri. Edhe atje disa zona janë përfshirë nga zjarret dhe gjendja sa vjen e rëndohet por fatmirësisht ende është nën kontroll. Për shuarjen e tyre dhe mbajtjen nën kontrolle janë duke u angazhuar ekipe të shumta të zjarrfikësve që po ndihmohen edhe nga ushtria. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkruar se janë 8 vatra zjarri aktive ku po punohet intensivisht për neutralizimin e tyre. Për situatën e zjarreve në Shqipëri ministria e Mbrojtjes ka angazhuar disa grupe ushtarake, mirëpo deri më tani nuk ka raportime për përmirësim të situatës. Zonat me gjendjen më të rënduar për shkak të zjarreve është ajo e Karaburunit, Shijakut, Përmetit dhe Fierit por ka edhe vatra tjera të zjarrit por që kanë përfshirë zona të vogla.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …