Mbi 350 minatorë të gjigandit Trepça e kanë bojkotuar sot punën, për shkak të mos nuk i kanë marr pagat

Edhe sot është protestuar para Trepçës, kërkohet shkarkimi i menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar edhe të hënën, para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçë”-s në Mitrovicë, ndaj mosshkarkimit të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje nga qeveria, si dhe riemërimit të njërit prej anëtarëve të bordit të vjetër, në bordin e ri. Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur për ksp se riemërimi i Shyqyri Sadikut në bordin e ri është i papranueshëm për ta. Sipas tij, protestuesit do të presin këtë javë shkarkimin e menaxhmentit dhe përmirësimin e vendimit për emërimin e Shyqyri Sadikut anëtar të bordit, në të kundërtën paralajmëruan vazhdimin e protestave, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …