Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782. Edhe sot janë evidentuar 12 të vdekur nga virusi korona, ashtu si në ditët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …