Për të pestën herë më radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u takuan sot për vazhdimin e seancës konstituive, e cila kishte vetëm një pikë të rendit të ditës: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Pas u mbajt një minutë heshtje në nderin të ish-kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepi, në fjalën e tij para deputetëve të pranishëm Enver Hoxhaj në emër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka kërkuar edhe më së paku dy javë afat, meqë koalicioni ka vetëm 60 numra dhe nuk mund të japë propozimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë i emëruari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti në fjalën e tij, ka konstatuar se Koalicionin PAN nuk i ka numrat dhe për të dalë nga kjo gjendje ai ka kërkuar që sipas Kushtetutës t’i lejohet koalicionit i cili i ka shumicën t i formojë institucionet. Ai në fjalën e tij ka kritikuar sidomos PDK-në, duke e akuzuar për kriminalitet dhe bllokim, por edhe Isa Mustafën dhe koalicionin LAA, të cilët sipas tij nuk po bashkëpunojnë me Vetëvendosjen. Kurti thotë se “kriminelët” e koalicionit PAN, nuk kanë qenë kurrë më të izoluar. Sipas tij ata i ka izoluar Shqipëria dhe bashkësia ndërkombëtare. Ai ka kërkuar që ata të goditen.
Në fjalën e tij para deputetëve, i emëruari i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti ka folur lidhur me pasojat e bllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, por ka shtuar se kryeministri në skadim po punon me përgjegjësi. Ai ka thënë se seancat kanë mbaruar dhe duhet të gjendet një rrugë e re me të gjitha partitë politike për të dalë nga kjo situatë.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në fjalën e tij ka akuzuar Vetëvendosjen për sulmet në Kuvend ndërsa ka sqaruar se koalicioni, i cili do t’i grumbullojë 61 vota do të mbështetet edhe nga PAN-i. Në replikat e tyre, Kadri Vesli dhe Albin Kurti kanë shfaqur agresivitet të papërmbajtur, ndërkohë që kryesuesi i Seancës, Adem Mikullovci e ka ndërprerë seancën dhe ka paralajmëruar se Kuvendi me kohë do të bërë të ditur hapat e mëtejmë.