Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, me ç’ rast po merret në pyetje, Rrustem Tetaj, dëshmitari i 84-të në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale. Ky dëshmitar ka qenë në poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit, gjatë kohës së luftës. Prokuroria e Hagës e ka lexuar një përmbledhje, dhe ka bërë të ditur se Rrustem Tetaj do të dëshmojë për përpjekjet e sikur thuhet të disa personave që pretendohet se janë shënjestruar vetëm pse kanë qenë me LDK-në. Rrustem Tetaj ka mbajtur poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit, madje edhe në shtabin e komandës së zonës. Ai ka dijeni për përpjekjet e disa anëtarëve të caktuar të UÇK-së për të vënë në shënjestër persona që konsideroheshin kundërshtarë, të afërt me LDK-në, të FARK-ut dhe kolaboracionistë të pretenduar, ka thënë prokurori.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …