Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Edhe sot në Gjykatën e Hagës, në ditën e katërt me radhë   ka vazhduar gjykimi  kundër Salih Mustafës. Edhe me këtë rast është paraqitur dëshmitari pa identitet publik, i cili po merret në pyetje  nga trupi gjykues,  në Hagë. Gjykatësja ka pyetur disa herë dëshmitarin për deklaratën që kishte dhënë në vitin 2006 para UNMIK-ut dhe disa herë ka insistuar  për të marrë një përgjigje të saktë, pasi  deklarata e dëshmitarit ka ndryshuar vite më vonë para Zyrës së Prokurorit.

“Po ju pyes sepse përpara UNMIK-ut në 2006 ju thatë se kishte një person që kishte vënë një maskë që jua vendosi pistoletën. Pse ke thënë se kishte një person me maskë? Ti ke thënë që personi kishte maskë dhe këtu po thua që nuk ka pasur maskë. Pse ke thënë ndryshe më 2006”, pyeti gjykatësja.

Ndërsa dëshmitari u përgjigj se nuk e mban mend. Ndoshta kam thënë, por nuk besoj që ka pasur maskë, nuk kam mundur ta shikoj. Kam harruar ndoshta kam thënë, por tash po them se nuk e kam parë me maskë”. Gjykatësja i tha se ndërrimi i deklaratave nga dikush mund nënkuptohet sikur po gënjen, porse dëshmitari përsëriti se ka harruar çfarë ka thënë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …