Edhe sot, në Hagë, po vazhdon seanca gjyqësore me paraqitjen e dëshmitarit të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale

Edhe sot, në Hagë, po vazhdon seanca gjyqësore  paraqitjen  dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit i cili ka kod të caktuar  dhe është me masa mbrojtëse.  në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për dëshmitarin i ka drejtuar, prokurorja Sarah Clanton.  Dëshmitari i mbrojtur dhe pa identitet publik ka qenë pjesëtar  i UÇK-së dhe ka vepruar në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999,  tha prokurorja. Me arsyetimin e mbrojtjes se identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat për marrjen e dëshmisë së tij. Ndërkohë bëhet e ditur se u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për Prokurorinë së bashku me materialet përcjellëse. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë e që prej kësaj kohe, tri orë janë ndarë për pyetjet e Zyrës dhe shtatë orë për kundër-pyetjet e mbrojtjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …