Edhe sot në Kosovë u mbajtën aktivitete të shumta në nderim, respekt e mos-harrim të 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998

Edhe sot në Kosovë u mbajtën aktivitete të shumta në nderim, respekt e mos-harrim të 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998

Edhe sot u mbajtën aktivitete të shumta në nderim, respekt e mos-harrim të 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998. Në mesin e aktiviteteve shtetërore u mbajt një seancë solemne e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në shënim të 25-vjetorit të rënies në kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes së tij dhe të jasharëve të tjerë në betejën treditore në Prekaz, përballë forcave vrastare serbe të Milosheviqit.

Krerët e shtetit lavdëruan familjen Jashari, veçmas komandantin legjendar Adem Jashari për heroizmin e sakrificën e tij. Hyrja në sallë e Rifat Jasharit ishte pritur me duartrokitje.  Ai me këtë rast ka thënë: “Ju kisha preferuar që të jeni të pajtimit me një gjuhe, të një qëndrimi, edhe ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë prej Serbisë e tani kemi kohë me u marr me punë të tjera.

Meqë organizatorët nuk kishin paraparë që në sallën e Kuvendit të valëvitej edhe Flamuri i UÇK-së, këtë e kishin bërë dy deputetet e opozitës, Ganimete Musliu dhe Time Kadrijaj. Përveç kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi,  i cili foli edhe për meritat e bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kryetarja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca, vazhduan traditën, dhe, nuk përmendën asnjërin prej tyre edhe pse  ata ndodhen në burgun e Gjykatës Speciale, ku do ta mbrojnë pikërisht  dinjitetin e pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …