KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet seanca kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet  seanca gjyqësore kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ashtu sikur edhe dje sapo ka filluar seanca, ajo është mbyllur në  sesion privat. Dëshmitari 18-të ka filluar dëshminë ditën e djeshme, të cilën e ka dhënë gjatë tërë kohës në sesion privat dhe po e vazhdon edhe sot në të njëjtën mënyrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.  Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Çarls Smith ka dhënë urdhër me gojë lidhur me çështjen e mos-shtimit në listën e materialeve dokumentet që veçse janë në listën e materialeve që i ka pala perkatëse. Smith tha se ky ndryshim ka pasur të bëjë vetëm me kërkesën për palët dhe pjesëmarrësit për ngarkimin e dokumenteve nga lista e materialeve të palës që ka thirrur dëshmitarin. Andaj, është vendosur që nëse një dokument nuk është në atë listë, atëherë çdo ekip do të vendos atë dokument në listën e vet të materialeve, me arsyetimin se trupi gjykues e vlerëson se kështu është më së miri të vazhdohet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …