Edhe të shtunën, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj shërben bujqit e fermerët për aplikimet për subvencione

Edhe pse ditë pushimi, këtë të shtunë i gjithë stafi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami, ishin në punë, me orar të plotë, për t’i shërbyer e lehtësuar bujqit e fermerët ferizajas, në aplikimin e tyre për subvencionet e bujqësisë, për vitin 2023. Drejtori Bajrami theksoi se ky vlug i punës në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po vazhdon tash e sa ditë, ku deri më tani kanë aplikuar rreth 450 fermerë për subvencione. Ai shtoi se Drejtoria që udhëheq, me gjithë kapacitetet e saj kadrovike e profesionale, mbetet e përkushtuar për t’i shërbyer bujqve e fermerëve ferizajas.

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …