Protestuesit serb kanë shtuar barrikadat që po shërbejnë për të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Bërnjak. Sipas raportimeve nga pjesa veriore e vendit, protestuesit kanë vendosur sot edhe tre kamionë me zhavor, duke e vështirësuar edhe më shumë qarkullimin në atë pjesë. Mëngjesin e sotëm në veri është shtuar edhe numri i protestuesve, ndërsa barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit. Kujtojmë se së fundmi në veri kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë duke biseduar me palët për të ulur tensionet.
