Sipas njoftimit të IKSHP-së janë identifikuar edhe tri raste pozitive me #COVID19 në komunën e Deçanit. Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arrit në 28, prej tyre 4 janë të shëruar plotësisht. Kurse 24 raste janë akoma aktive. Parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi e kemi bashkë në duar, duke respektuar vetëm tre hapa të thjeshtë.