Edhe zyra e kryetari Thaçi ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese për dekretin që mandaton Avdullah Hotin për kryeministër. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e presidencës. Kryetari i Republikës së Kosovës e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re. Ndryshe, Kushtetuesja ka vendosur para një javë për pezullimin e dekretit të presidentit deri më 29 maj. Sidoqoftë, ky institucion mund ta marrë edhe më herët vendimin final në lidhje me këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …