Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama: Ne shqiptarëve, nuk na del një shtet, na duhen dy shtete, andaj i kemi dy kombëtare në futboll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në futboll nuk janë të natyralizuar, pasi neve nuk na del një shtet, na duhen dy shtete. Kështu, nëse i kemi dy kombëtare në futboll, është më mirë për ne, sepse ka vend më shumë për lojtarët për të luajtur. Ram tha se nuk ka nevojë të bëhen drama të tilla, pse erdhi një nga Kosova për të luajtur në Shqipëri apo pse erdhi një nga Shqipëria për të luajtur me Kosovën. Kjo është gjëja më normale në botë dhe shyqyr që është kjo mundësi, sepse ju keni parë që ka kombëtare shumë të mëdha sesa e jona, dhe i marrin nga Brazili e nga Afrika. Suksesi në futboll, është pak çështje fati futbolli në fund fare. Kështu që me pak fat mund të jemi të dy palët, por edhe mund të jetë Kosova, e të mos jemi ne, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …