Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabic e cila dy ditë më parë deklaroi se shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”. Sipas tij nuk kemi pse të habitemi dhe revoltohemi pasi e kemi dëgjuar shpesh herë kryeministrin e Shqipërisë, t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma “shpellarë” apo “keni dalë nga pylli”. Duket se Paloka e ka zbuluar arketipin e vet, por nuk flet asnjë fjalë për gjuhën e tij, arrogancën, sharjet në Kuvend, nuk flet për fyerjet e sharjet delirante të prijësit të tij, Sali Berisha, nuk flet për gjuhën e tij të ndragur derisa ishte deputet, por tani që ka mbetur në rrugë thërret për rrëmbim armësh, rrëzimin me dhunë të Qeverisë. Duket se ai të gjitha këto i arsyeton përderisa pajtohet me fyerjen e përçmimet që iu bën serbja Bernabiq shqiptarëve, ashtu si dukur “gjyshi” i saj kriminel, i cili thoshte se ata ishin njerëz me bishta.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …