Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin në ditëlindjen e tij. Rama e vlerësoi Demaçin patriot dhe mjeshtër të madh të pendës. Në një postim Rama ka shkruar se Demaçi pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës. “Si një artikulues i kulluar dhe i fuqishëm i aspiratave për liri e pavarësi të shqiptarëve, ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës duke u pagëzuar për sakrificat e tij 30 vjeçare edhe si “Mandela i Kosovës”, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …