leoni

Edi Rama

Edi Rama: Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, është një vendim politik vetëvrasës i opozitës

Kryeministri Edi Rama mori fjalën i pari në seancën e sotme plenare, duke iu referuar protestës jashtë Parlamentit si “një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”. “Po e marr fjalën i pari sepse më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për fqinjët e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje të shëmtuara nuk është një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ram shtoi: “Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”. Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar marrëveshjen e bërë dy vite më parë me Partinë Demokratike pas çadrës së famshme të ngritur në Bulevard.

“Fiks 2 vite më parë jemi dëshmitarë të ngritjes së çadrës ku u kërkua largimi i kryeministrit si kusht i panegociueshëm. Ne i vumë në dispozicion opozitës gjithçka që kërkoi, duke marrë mbi vete edhe pakënaqësinë e votuesve tanë. Morën policinë, financat, shëndetësinë, arsimin me pretendimin se ishin ministri elektorale.  Morën deri dhe kryetarin e KQZ dhe kishin edhe shumicën në KQZ. Zhvilluam zgjedhje ku kolegji zgjedhor s’pati asnjë punë pasi nuk pati asnjë ankesë”, deklaroi Rama. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …