Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Gjatë mbledhjes së mbajtur sot me kryebashkiakët dhe prefektët, me tone të larta tha se asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse shihen parregullsi do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive! Do të shkohet deri aty sa qeveria do të marrë në administrim bashkinë dhe kjo parashikohet në ligj. Kreu i qeverisë shton se nëse ndodh kjo gjë kryetari i bashkisë së bashku me gjithë punëtorët e tjerë do të japin llogari! “Është e paimagjinueshme dhe për ta thënë fjalën e fundit, kjo bisedë s’do bëhej para disa vitesh sepse do na mungonin pikat fundore, sot i keni këto pika dhe duhet të merrni masa që të gjitha mbetjet të shkojnë në pikat fundore. Asnjëlloj vend depozitimesh i paligjshëm nuk do të tolerohet, do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive. Nëse shkojmë në atë pikë kryetari i bashkisë bashkë me gjithë të tjerët do të shkojnë të përgjigjen për gjithë këtë gjënë, shpresoj që s’do të jetë nevoja të shkojmë në atë pikë”, u shpreh, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …