Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prononcua pasi Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ra dakord me propozimin e kryetarit të Këshillit Evropian, Sahrl Mishel për zgjerimin e BE-së në 2030. Rama tha me këtë rast se Komisioneri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira! Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të presidentit të Këshillit Evropian,në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë, pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit, duke ndjekur një bisedë me zë të lartë mes “djemve të ulur”. Le të dëgjojmë se çfarë ndodh më pas”, u shpreh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka kritikuar në vazhdimësi zvarritjes që ka bërë dhe po u bën BE-ja disa vendeve kandidate për anëtarësim në këtë organizatë globale evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …